Raul

 

Rauli mposht Bayernin

Skuadra e Schalkes është kthyer nga disavantazhi prej një goli, për ta mposhtur kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich, në një ndeshjen miqësore të vlefshme për LIGA Total! Cup.

Vetëm pas gjashtë minutash bavarezët krijuan epërsinë me anë të Deniz Mujic, mirëpo kjo vetëm sa i nevrikosi kundërshtarët.

Me dy golat e legjendës madrilene të porsatransferuar, Raul Gonzalez (25’ dhe 34’) dhe me një gol të Edu (27’), Schalke doli fitues i kësaj përballjeje.

Në ndeshjet tjera miqësore, Chelsea është mposhtur nga Eintracht Frankfurti me rezultat 2-1, skuadra tjetër gjermane, Monchengladbach, e ka mposhtur një tjetër ekip anglez, Liverpoolin, me rezultat minimal prej 1-0.

Ndërkohë, ekipet italiane, Milani dhe Roma, kanë barazuar me rezultate identike prej 1-1, përballë skuadrave franceze, Lyon, respektivisht, Paris Saint-Germain.

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode