Ozil

 

Mesfushori i Werder Bremenit, Mesut Ozil, ka deklaruar se për të do të ishte ëndërr të luante në ndonjë nga katër apo pesë top-skuadrat evropiane.
“Janë katër ose pesë klube në Evropë që ju si lojtar do të thoshit se do të ishte ëndërr të luanit për ato. Manchester United dhe Chelsea janë dy prej tyre. Kur dëshironi të ndërroni klub, është e pamundur të mos i jepni rëndësi Ligës Premier, sidomos klubeve si Manchester United apo Chelsea”.
“Unë jam fitues dhe kur shikoj për ndonjë klub të ri, unë thjesht shikoj ku mund të jem më shumë i suksesshëm dhe ku mund të fitoj sa më shumë trofe. Nëse shikoni historinë e Manchester United dhe Chelseat, atëherë është e qartë që një lojtar mund të jetë i suksesshëm atje”.
“Natyrisht, klube si Real Madridi dhe Barcelona janë të interesit madhor dhe dy top klubet e Ligës Premier seriozisht do të më interesojnë kur të vijë koha”, ka thënë Ozil për Sunday Times.
Ozil shtoi më tej se ai nuk ka ndërmend që edhe një sezon të largohet nga Werderi për shkak se ka kontratë, por kur t’i skadojë ajo, ai do të mendojë për të ardhmen e tij

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode