Fabregas aludon në qëndrim te Arsenali

   

Fabregas aludon në qëndrim te Arsenali

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se transferimi i tij te Barcelona nuk është definitiv dhe se ka mundësi që ai të qëndrojë te Arsenali.

“Nuk kam thënë se unë definitivisht do të largohem nga Arsenali. Gjithçka është e mundshme. Tani jam i fokusuar në Botëror. Unë jam shumë krenar që jam kapiten i Arsenalit, pasi që e dua klubin dhe kam respekt për të. Isha aq krenar që jam bërë kapiten”, theksoi Fabregas për The Mirror.

Barcelona është duke tentuar që ta transferojë Fabregasin, një nga të rinjtë e akademisë së saj, të cilin Arsenali e transferoi në vitin 2006. /Telegrafi/

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode