v.i.p haziri

 

Haziri themelon çmimin “Bekim Fehmiu”    kliko foton lexo meshum------->>>

Me të përfunduar koncerti homazh për Bekim Fehmiun, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, shfrytëzoi rastin për të bërë publik themelimin e çmimit që mban emrin e aktorit.

“Dëshiroj që publikisht të shpall çmimin ‘Bekim Fehmiu’, pllakati i artë për Bekim Fehmiun, që do të ndahet për veprën më të mirë kinematografike në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Haziri ka zbërthyer edhe disa detaje të këtij çmimi. “Do të ndahet për filmin më të mirë. Do të punohet ende rreth tij me Qendrën Kinematografike, për çmimin e themeluar sot që do t’i jepet veprës më të madhe kinematografike dhe do të mundohemi ta bëjmë edhe konkurrencë më të madhe se kombëtare”, ka shpjeguar Haziri. /Koha/

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode