kampionet e deri me tashem kliko foton per të lexuar me shum

 

Pak rreshta për shumë histori të botërorëve

Ngjarja më e madhe sportive e ditëve të sotme, kishte nisur me shumë telashe dhe fillimi i saj nuk premtonte një masovizim si të tanishëm.

Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) kishte bërë shumë tentativa për 26 vite rresht për të organizuar Botërorin e parë dhe më në fund, më 1930 e organizoi atë në Uruguai.

Nën drejtimin e presidentit të dytë të FIFA-s, francezit Jules Rimet, kjo organizatë ia doli të mbledh disa përfaqësuese të forta ekonomikisht që do të përballonin koston e udhëtimit gati njëmujor deri në Uruguai. Nga Evropa ishin vetëm katër sosh: Franca, Rumania, Belgjika dhe Jugosllavia e atëhershme.

Ballafaqimi i parë i këtij turneu dhe i pari në histori të botërorëve thuhet të jetë ai ndërmjet Francës dhe Meksikës. Francezët fituan 4:1 dhe Lucien Laurent llogaritet të ketë qenë shënuesi i parë në histori të botërorëve.

Në fund, garën e fitoi nikoqiri i garës, Uruguai pasi në finale mposhti fqinjin, Argjentinën (4:2).

Nga kjo kohë kupat e botës organizoheshin çdo katër vite me përjashtim të periudhës 1938-1950 kur nuk pati organizime shkaku i Luftës së Dytë botërore.

Deri më tash, Evropa ka qenë organizatorja më e shpeshtë e kësaj ngjarje, ka organizuar plot dhjetë, ndërkohë pason Amerika me shtatë. Azia ka organizuar një, ndërkohë që një tani e tutje do t’I jetë regjistruar edhe Afrikës.

Skuadra më e trofeshme e 18 botërorëve të kaluar mbetët Brazili me pesë tituj, pason Italia me katër dhe Gjermania me tre.

Kampionët e deritashëm

“Uruguai 1930”: Uruguai
“Italia 1934”: Italia
“Franca 1938”: Italia
“Brazili 1950”: Uruguai
“Zvicra 1954”: Gjermania Perëndimore
“Suedia 1958”: Brazili
“Kili 1962”: Brazili
“Anglia 1966”: Anglia
“Meksika 1970”: Brazili
“Gjermania 1974”: Gjermania Perëndimore
“Argjentina 1978”: Argjentina
“Spanja 1982”: Italia
“Meksiko 1986”: Argjentina
“Italia 1990”: Gjermania Perëndimore
“SHBA 1994”: Brazili
“Franca 1998”: Franca
“Korea J. & Japonia 2002”: Brazili
“Gjermania 2006”: Italia
 

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode