Interi, ultimatum Realit për Maicon

 

Interi, ultimatum Realit për Maicon

Interi i ka dhënë ultimatum Real Madridit që të paguajë 30 milionë euro për mbrojtësin e djathtë, Maicon, ose në të kundërtën negociatat për të do të pezullohen.

La Gazzeta dello Sport pohon se Massimo Moratti ia ka dhënë mundësinë e fundit Florentino Perezit që ta transferojë Maiconin, pas një bisede mes drejtorëve Marco Branca dhe Jorge Valdano. Ata biseduam për çmimin, gjë për të cilën kurrë nuk u pajtuan, pasi që Reali paguan vetëm 25 milionë, ndërsa Interi kërkon së paku 35 milionë euro.

Branca pritet të takohet me Benitezin për të diskutuar planet e transferimeve për këtë merkato dhe nëse deri atëherë nuk vjen oferta e Realit për Maiconin, atëherë ai do të mbetet te Interi, ashtu si Diego Milito, që definitivisht do të qëndrojë në Meazza.

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Create a website for freeWebnode