30 refer kryesor dote ndajn kryesin ne botror kliko foton per ti par

 

30 referë kryesorë nga 28 shtete do të ndajnë drejtësinë në Botëror  

Komisioni i Referëve pranë FIFA-s ka përzgjedhur 30 referë kryesorë nga 28 shtete të ndryshme për të ndarë drejtësinë në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.

FIFA ka implementuar një program të hollësishëm që do të sigurojë që arbitrat në kohën e Botërorit 2010 të jenë në nivelin më të lartë.

Rruga deri në Afrikë të Jugut ka qenë e gjatë për grupet e 54 tresheve të arbitrave në mbarë botën, siç ishte e gjatë edhe për skuadrat. Ajo nisi në vitin 2007 kur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s mori vendimin e rëndësishëm për të krijuar programin “Programi për Asistencën e Referëve” (RAP). Një nga objektivat e këtij programi ishte që t’i përgatiste referët sa më mirë për Botërorin 2010.

Si në vitet e kaluara edhe kësaj radhe, Departamenti i Referëve pranë FIFA-s i udhëhequr nga spanjolli Jose Maria Garcia-Aranda, një refer që kishte ndarë drejtësinë në Botërorin 1998 dhe Evropianin 2000 – ishte përgjegjës për të koordinuar dhe organizuar gjitha aktivitetet ku janë përfshirë referët kandidatë.

Grupi i programit RAP, i përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë në fushat e teknikës së referimit, përgatitjes fizike dhe psikologjisë ishte caktuar nga FIFA për të monituar dhe vlerësuar gjithë referët kandidatë.

Referët i janë nënshtruar edhe testeve teorike në gjuhën angleze për të treguar se sa në të vërtetë i njohin rregullat e lojës. Më së shumti referë në Botërorin 2010 do të ketë nga Evropa – gjithsej dhjetë.

Referët kryesorë të Botërorit 2010:

Nga Afrika:

Mohamed Benouza (Algjeri)
Koman Coulibaly (Mali)
Jerome Damon (Afrikë e Jugut)
Eddy Maillet (Sejshelle)

Nga Azia:

Khalil Al Ghamdi (Arabi Saudite)
Ravshan Irmatov (Uzbekistan)
Subkhiddin Mohd Salleh (Malajzi)
Yuichi Nishimura (Japoni)

Nga Evropa:

Olegario Benquerenca (Portugali)
Massimo Busacca (Zvicër)
Frank De Bleeckere (Belgjikë)
Martin Hansson (Suedi)
Viktor Kassai (Hungari)
Stephane Lannoy (Francë)
Roberto Rosetti (Itali)
Wolfgang Stark (Gjermani)
Alberto Undiano (Spanjë)
Howard Webb (Angli)

Nga Amerika Veriore, e Mesme dhe Karaibet:

Joel Aguillar (El Salvador)
Benito Archundia (Meksikë)
Carlos Batres (Guatemalë)
Marco Rodriguez (Meksikë)

Nga Oqeania:

Michael Hester (Zelandë e Re)
Peter O’Leary (Zelandë e Re)

Nga Amerika e Jugut:

Carlos Amarilla (Paraguai)
Hector Baldassi (Argjentinë)
Jorge Larrionda (Uruguai)
Pablo Pozo (Kili)
Oscar Ruiz (Kolumbi)
Carlos Simon (Brazil)

(Marrë nga fifa.com)

Share |

Designed By : Vel1 © 2010 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode